Sisteme ngrohje dhe ftohje për komoditet gjatë gjithë vitit
Një sistem i mirë ngrohjeje dhe ftohjeje e mban ambientin të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë, pa lëkundje dhe pa konsum të panevojshëm. Zgjedhja e sistemit të duhur varet nga madhësia e objektit, nga përdorimi i tij dhe nga nevojat e secilit ambient.
Në AQUATEK projektojmë dhe instalojmë sisteme me Chiller dhe sisteme Multi-Split për banesa, hotele, zyra dhe ambiente industriale. Kujdesemi për montimin e pajisjeve dhe të rrjeteve përkatëse, si dhe për mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve, që ato të punojnë me siguri për vite me radhë.
Me 30 vite eksperiencë, garantojmë zgjidhje teknike cilësore dhe profesionalizëm në çdo projekt.
- Sisteme me Chiller
- Sisteme Multi-Split
- Ngrohje dhe ftohje
- Montim i pajisjeve dhe rrjeteve
- Mirëmbajtje dhe riparim
Çfarë përfshin shërbimi ynë
Projektim dhe instalim i sistemeve me Chiller
Projektojmë dhe instalojmë sisteme me Chiller, të përshtatura me kapacitetin dhe nevojat e objektit tuaj.
Instalime të sistemeve Multi-Split
Instalojmë sisteme Multi-Split që ngrohin dhe ftohin disa ambiente njëkohësisht, me kontroll të veçantë për secilin.
Ngrohje dhe ftohje për çdo lloj ambienti
Ofrojmë zgjidhje për banesa, hotele, zyra dhe ambiente industriale, me komoditet dhe efikasitet gjatë gjithë vitit.
Montim i pajisjeve dhe rrjeteve
Montojmë pajisjet dhe rrjetet përkatëse me kujdes, sipas projektit dhe standardeve teknike.
Mirëmbajtje, diagnostikim dhe riparim
Kryejmë kontrolle periodike, diagnostikim dhe riparime të shpejta, që sistemi të punojë pa ndërprerje.
Pse të zgjidhni AQUATEK
- Eksperiencë 30-vjeçareNjohim mirë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes dhe dimë të zgjedhim zgjidhjen e duhur për çdo objekt.
- Zgjidhje për çdo madhësiNga banesat deri te hotelet dhe ambientet industriale, e përshtasim sistemin me nevojat reale.
- Montim i kujdesshëmPajisjet dhe rrjetet montohen me përpikëri, për funksionim të qëndrueshëm.
- Mbështetje edhe pas instalimitQëndrojmë pranë jush me mirëmbajtje, diagnostikim dhe riparime kur ju duhen.
Si punojmë
-
Konsultim dhe vlerësim
Njihemi me objektin dhe nevojat tuaja për ngrohje dhe ftohje, bëjmë vlerësimin teknik dhe përgatisim një ofertë të qartë.
-
Projektim
Zgjedhim sistemin më të përshtatshëm, Chiller ose Multi-Split, dhe hartojmë projektin.
-
Montim
Kryejmë montimin e pajisjeve dhe të rrjeteve përkatëse sipas projektit dhe standardeve teknike.
-
Vënie në punë dhe mirëmbajtje
E testojmë sistemin, ua dorëzojmë gati për përdorim dhe qëndrojmë pranë jush për mirëmbajtje e riparime.
